• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjatë 24 orëve 2.037 thirrje për raste urgjente për shkak të kushteve dimërore

Gjatë 24 orëve 2.037 thirrje për raste urgjente për shkak të kushteve dimërore

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 2.037 thirrje për raste urgjente ka regjistruar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e kaluara, që është pothuajse dyfish më shumë se dita e kaluar.

QMK informon se trafiku në rrugët shtetërore është zhvilluar rrjedhshëm dhe pa pengesa në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa . Në rajonin e SPB Ohër ka ndalesë për automjete të rënda transportuese vetëm në aksin rrugor Dibër - Mavrovë.

Sipas raportimit të jashtëzakonshëm nga QMK rajonale - Manastir, në ora 9:40 aksi rrugor Prilep - Makedonski Brod (qafa "Barbaros") ka ndalesë për automjete më të rënda se tre tonë, ndërsa rruga rajonale prilep - Vitolishtë (Mariovë) ende nuk është pastruar dhe është e kalueshme vetëm për automjete terreni.

Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale thonë se ekipet kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët, po ashtu apelojnë drejtuesit e mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës.

Në 24 orët e fundit nuk ka të dhëna për zjarre të regjistruara në qiell të hapur - zjarrfikësit kanë intervenuar vetëm në zjarre në vendbanime. mb/

 

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR