Gjashtë zjarre aktive në ambiente të hapura
- Nëntë zjarre aktive në ambiente të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12 në territorin e vendit. Aktivë janë gjashtë, një zjarr është vënë nën kontroll, dy janë shuar, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:39, 8 shtator, 2025
Shkup, 8 shtator 2025 (MIA) - Nëntë zjarre aktive në ambiente të hapura janë regjistruar sot deri në orën 12 në territorin e vendit. Aktivë janë gjashtë, një zjarr është vënë nën kontroll, dy janë shuar, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
Aktiv është zjarri në komunën e Berovës, "Drxhinski rid", vendi i quajtir "Stojkovoto" në rethinën e fshatit Rusinovë, ndërkaq janë kapluar nga flakët pylli me lis, ah dhe fier. Dy zjarre aktive janë në komunën e Likovës, njëri prej të cilëve në rajonin e fshatit Nikushtak, ku po digjet pyll i degraduar me drunj të ulët dhe pylli me lisa, ndërsa tjetri në rajonin e fshatit Orizare, ku janë djegur pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët. Zjarr aktiv ka edhe në rajonin e fshatit Varvara, komuna e Studeniçanit, janë djegur pylli i përzier dhe vegjetacioni i ulët. Në rajonin e fshatrave Belicë dhe Llozhan, komuna e Strugës gjithashtu janë dy zjarre aktive. Në të dy vendet po digjet vegjetacion i ulët.
Nën kontroll është vënë zjarri në "Vardarishte", komuna e Gazi Babës.
Nga zjarret e shuara, vegjetacioni i ulët dhe ,beturinat janë djegur në atarin e fshatit Spançevë, komuna Çeshinovë-Obleshevë, ndërsa vegjetacion i ulët është djegur edhe në Komunën e tetovës. ab/
Fotо: МIА arkivi