Gjashtë të vdekur në përleshje të armatosur mes karteleve rivale të drogës në Meksikë
- Gjashtë persona kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur mes karteleve rivale të drogës në shtetin e Zakatekas në Meksikën veriore, njoftuan sot autoritetet lokale.
Meksikë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Gjashtë persona kanë humbur jetën në konfliktin e armatosur mes karteleve rivale të drogës në shtetin e Zakatekas në Meksikën veriore, njoftuan sot autoritetet lokale.
Këshilli shtetëror për siguri të Zakatekasit njoftoi se trupat janë gjetur në rrethinën rurale të shtetit dhe se viktimat i përkisnin njërës prej bandave, emrat e së cilës nuk i përmendën.
Policia ka gjetur dy të plagosur, si dhe një të dyshuar dhe një sasi të madhe armësh.
Siç thuhet në njoftim, të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.
Ata, gjithashtu, gjetën, një lloj kampi të përdorur nga kartelet për të trajnuar dhe mbajtur viktimat e rrëmbimit.
Këshilli tha se kampi u shkatërrua për të parandaluar ripërdorimin e tij.
Zakatekasi për një kohë të gjatë ka qenë skena e konflikteve të përgjakshme midis karteleve rivale Halisko dhe Sinaloa, të cilat shpesh veprojnë përmes bandave lokale. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s