• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Vendkalimi "Markova noga" është një investim që do të kontribuojë në zhvillimin e rajonit ndërkufitar

Gir: Vendkalimi

Resnjë, 12 korrik 2024 (MIA) - Duhet ndërtimi i një objekti nga ana e Maqedonisë dhe investime nga ana greke për të mundësuar hapjen e vendkalimit kufitar "Markova Noga", theksoi sot ambasadori evropian Dejvid Gir në promovimin e mundësive nga programi "EU4Prespa", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP, i cili siguron fonde edhe për këtë qëllim.

Ai theksoi se ky është një investim shumë serioz dhe se ky projekt është një shembull tjetër i bashkëpunimit të mirë ndërkufitar.

"Shpresoj se rezultati i këtij investimi do të kontribuojë në hapjen e vendkalimit kufitar “Markova noga”. Nuk kam një datë të saktë se kur do të hapet, por vetë synimi i autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe i Komisionit Evropian, i cili është përfshirë në këtë përmes fondeve, që ky vendkalim kufitar mund të funksionojë do të kontribuojë për zhvillimin e rajonit ndërkufitar", theksoi Gir, duke iu përgjigjur  pyetjes së një gazetari.

Fondet nga Bashkimi Evropian, siç nënvizoi ai, janë në dispozicion.

"Një pjesë e ndihmës financiare të ofruar nga BE-ja në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar fokusohet në hapjen e vendkalimit kufitare “Markova noga” për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë, pra bashkëpunim të drejtpërdrejtë", shtoi Gir.

Sipas kryetarit të Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, hapja e vendkalimit kufitar "Markova noga" është e një rëndësie të madhe, para së gjithash për shkak të bashkëpunimit me komunën kufitare greke Lemos.

"Hapja e kësaj pike kufitare dhe funksionimi i saj është me rëndësi të madhe për rajonin, si për bashkëpunimin për një projekt të ri ashtu edhe për thirrjen e radhës që po punojmë me BE-në", tha Tozievski. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR