• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Nuk janë të sakta pohimet se BE-ja nuk e dëshiron Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi i vendit do të jetë në dobi për të gjithë ne

Gir: Nuk janë të sakta pohimet se BE-ja nuk e dëshiron Maqedoninë e Veriut, anëtarësimi i vendit do të jetë në dobi për të gjithë ne

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Nuk janë të vërteta pohimet se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së, deklaroi sot ambasadori evropian Dejvid Gir në ngjarjen, me të cilën filluan Ditët e NATO-s në vend, me rastin e shënimit të katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe 75 vjetorit të themelimit të saj.

"Është e zakonshme të dëgjohen zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ose sepse Unioni nuk e dëshiron brenda ose sepse nuk është në gjendje të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Rruga është praktike dhe shumë lehtë e arritshme", nënvizoi Gir.

Në këtë pikëpamje, shtoi ambasadori evropian, ndaj mendimin se rruga e Bashkimit Evropian është rrugë e prosperitetit, e forcimit të vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës dhe është rrugë e stabilitetit. Por gjithashtu, tha ai, është gjithashtu një rrugë e sigurisë dhe ne vërtet besojmë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian do të jetë i dobishëm për të gjithë ne", tha Gir.

Dhe për këto arsye, theksoi euroambasadori, e inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që të lëvizë sa më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

"Ne duam që ky vend të jetë pjesë e Bashkimit Evropian bazuar në përmbushjen e detyrimeve që ka marrë në korrik të vitit 2022, e cila u pasua nga konferenca ndërqeveritare dhe procesi i skriningut, si dhe zbatimi i reformave që u përcaktuan gjatë procesit të skriningut, përfshirë ato që janë të listuara në planin e ri për rritje dhe reforma të Bashkimit Evropian", tha ambasadori evropian Gir.

Në manifestimin tradicional të NATO-s folën shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend, të cilët e uruan vendin për katërvjetorin e anëtarësimit në NATO, kontributin e tij në sigurinë kolektive dhe dhanë pikëpamjet e tyre për sfidat aktuale globale. mb/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR