• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të Kornizës së negociatave

Gir: Në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të Kornizës së negociatave

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Zbatim të të gjitha rekomandimeve të Misionit Vlerësues të Bashkimit Evropian në gjyqësor pret euroambasadori Dejvid Gir.

Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Giri thotë se në Bruksel nuk ka vullnet për ndryshim të Kornizës së Negociatave. Për të është absurd që të ketë vetëm funksionarë partiakë, ndërsa të mos ketë kompetenca dhe meritokraci. 

"E përshëndesim përkushtimin e Qeverisë që të përparojë në rrugën drejt BE-së, dhe tashmë kemi parë progres të mirë, jo vetëm në disa diskutime që i kemi pasur për agjendën e reformave, e cila mendoj se përparoi shumë pozitivisht, madje edhe në periudhën e shkurtë pasi u formua Qeveria", thekson euroambasadori. 

Lidhur me amandamentet kushtetuese, ai thekson se tashmë kemi zgjidhje në tavolinë. 

"Ju kujtohet që në korrik 2022 unë ndoqa me shumë vëmendje negociatat që u zhvilluan afërsisht midis vjeshtës së vitit 2020 dhe ajo marrëveshje që u arrit më 22 korrik nuk ishte proces i lehtë, ose për të dyja palët, u bënë kompromise. Dhe si rezultat, mendoj se ishte lidhur ndoshta marrëveshja më e mirë që mund të ishte bërë në atë kohë? A mundet kjo qeveri të kisht bërë një marrëveshje më të mirë? Unë personalisht dyshoj shumë. Sigurisht, kjo është një çështje mes dy qeverive, por dyshoj shumë se mund të arrihet. Dhe nuk shoh oreks në Bruksel për të rishikuar kornizën e negociatave, që është bazë e negociatave. Siç them unë, ka një zgjidhje në tavolinë. Do të ishte mirë të përparojmë drejt kësaj zgjidhjeje tani", tha Gir.

Euroambasadori Gir në intervistë thotë se marrëveshjet për huatë mes anëtareve të BE-së dhe me vende të tjera janë të zakonshme, por, nuk ka hollësi për huanë hungareze.

"Nuk mund të komentoj për hollësi konkrete të huasë sepse nuk e kam parë, ndërsa nuk jam as i sigurt se është lidhur plotësisht, kështu që kjo është një gjë e veçantë. Por, po, ka shembuj të vendeve anëtare të cilat japin hua qeveri për qeveri, hua për vende të treta, hua me koncesion direkt në buxhet. Ajo është praktikë që ekziston në kuadër të Bashkimit Evropian", shton Gir. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR