• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gir: Flamuri evropian nuk duhet të keqpërdoret për shkurtim të diskutimit gjatë sjelljes së ligjeve të rëndësishme

Gir: Flamuri evropian nuk duhet të keqpërdoret për shkurtim të diskutimit gjatë sjelljes së ligjeve të rëndësishme

Koçan, 10 shkurt 2023 (MIA) - Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir konsideron se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm kur janë në pyetje ligje të cilat janë të lidhura me normat dhe standardet evropiane, por jo edhe të përdoret për të evituar debat publik gjatë sjelljes së ligjeve të rëndësishme.

"Nuk do të komentoj ndonjë ligj individual, por dëshiroj ta potencoj parimin e përgjithshëm, që është me rëndësi të veçantë, se procedura e shkurtuar në Kuvend duhet të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje specifike të cilat janë të lidhura me normat dhe standardet evropiane. Shkaku për të cilin është lejuar përdorimi i flamurit evropian gjatë sjelljes së ligjeve është për përshpejtim të reformave që janë të nevojshme për afrim drejt legjislaturës evropiane. Në asnjë rast kjo nuk duhet të përdoret në mënyrë që të pakësohet diskutimi për ligje të rëndësishme që janë në pyetje", theksoi ambasadori Gir në përgjigje ndaj kërkesës drejtuar tij nga Asociacioni i bastoreve sportive (ABS) për të komentuar sjelljen e Lijit për lojëra të fatit.

Nga ABS, dje, i bënë thirrje euroambasadorit Gir për reagim adekuat, duke vlerësuar se Qeveria bën keqqpërdorim të flamurit evropian dhe pa debat publik dëshiron ta miratojë Ligjin e ri të lojërave të fatit, me të cilin një numër i madh i të punësuarve në këtë veprimtari do të mbeten pa punë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR