• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Gir: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike, zbatimi i reformave kërkon unitet dhe përkushtim

Gir: Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike, zbatimi i reformave kërkon unitet dhe përkushtim

 Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA)   -  Anëtarësimi në BE do të sjellë përfitime praktike dhe të prekshme në të gjitha fushat - qëndrueshmëri energjetike, mbrojtje të mjedisit jetësor, përmirësim të  cilësisë së ajrit, mirëqenie ekonomike dhe përmirësim të standardit jetësor, potencoi sonte ambasadori evropian Dejvid Gir përmes video-fjalimit në ngjarjen e tetë përfundimtare të fushatës "Ne jemi Evropë" në Kumanovë.

Sipas Girit, energjia është gjithashtu kyçe në luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa burimet e rinovueshme janë një element qendror në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Siç tha, qëndrueshmëria e sektorit të energjisë po bëhet më e rëndësishme me krizën energjetike të shkaktuar nga lufta ahgresive  e Rusisë kundër Ukrainës. 

 Ai shtoi se diversifikimi i burimeve të furnizimit me energji, përmes uljes së varësinë nga lëndët fosile, bëhet i detyrueshëm në të gjithë BE-në, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

"Ne luajmë një rol qendror në ndërtimin e një të ardhmeje të enegjisë më të sigurt, më të gjelbër për këtë vend. BE-ja tashmë po ndihmon në ndërtimin e infrastrukturës për transportin e gazit si lëndë tranzicioni, siç është interkonektori me Greqinë dhe lidhja me Kosovën dhe Serbinë. BE-ja  investon në rrjetin elektrik që të sigurojë shkëmbim të energjisë elektrike me Shqipërinë dhe Bullgarinë. BE-ja po ndihmon në ridestinimin e termocentraleve në Osllomej dhe Manastir nga qymyri në burime të rinovueshme", tha Giri. 

 Ai theksoi se sendërtohen edhe kapacitetet ekzistuese të Maqedonisë së Veriut për energji me erë dhe hidroenergji,   ndërsa BE-ja jep mbështetje edhe për investitorët privatë siç janë ata të cilër janë të përfshirë në mullinjtë e erës në "Bogosllovec".

Gjithashtu, po ndihmojnë në rishikimin e legjislacionit që duhet të sjellë energji më të pastër dhe më të përballueshme për familjet, kompanitë, shkollat ​​dhe spitalet. 

"Ndihmojmë sepse jemi të varur nga njëri-tjetri dhe sepse duam që ky vend të bëhet pjesë e BE-së, sepse duam ta ndihmojmë  të përgatitet për anëtarësim në BE. Rruga drejt BE-së është njëra nga reformat. Zbatimi i këtyre reformave kërkon unitet dhe përkushtim. Qëllimi i anëtarësimit është real dhe i arritshëm", shtoi Giri. 

 Ai informoi se falë rregulloreve të BE-së, në 10 deri në 15 vitet e para pas anëtarësimit, Malta, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Rumania kanë shënuar një ulje të ndejshme të emetimeve të dioksidit të squfurit nga 85 për qind në 99 për qind.

Falë kësaj, siç theksoi, qytetet dhe fshatrat në të gjithë BE-në janë më të sigurta dhe më të shëndetshme për ata që jetojnë atje. 

 "Falë qasjes në Fondet Strukturore, Bullgaria në vitet e para pas anëtarlsimit zbatoi projekte ekologjike me vlerë gati 2 miliardë euro. Falë kësaj mbështetjeje, vendi arriti të zgjidhë disa nga sfidat më serioze ekologjike. Falë Fondit të Kohezionit të BE-së, Polonia për dhetë vite pasa anëtarësimit e rritit BPV-në  e saj me 49 për qind. Në të ardhmen, duam që Maqedonia e Veriut të jetë një shembull tjetër pozitiv për përfitimet e zgjerimit", shtoi Giri.

 

Ambasadorja gjermane në vend, Petra Dreksler, në fjalimin e saj sonte në tribunë theksoi se në këtë moment, sytë e botës janë përqendruar në Dubai, sepse atje shefat e shteteve dhe qeverive, ministret dhe ministrat  në konferencën botërore për klimën po luftojnë për të ardhmen e planetit tonë, ose më mirë për heqjen graduale të lëndëve fosile.

Ajo është e decide se lufta kundër ndryshimeve klimatike është një prioritet i politikës së jashtme gjermane. 

 Për këtë, siç tha, Qeveria Federale pak ditë më parë miratoi strategjinë e saj për politikë të jashtme klimatike, për herë të parë në historinë e Republikës Federale.

"Na nevojitet një korrigjim i qartë i kursit për ta ndaluar ngrohjen globale në 1.5 gradë, ndërsa për ta bërë këtë atë duhet ta ndajmë efikasitetin e energjisë nga viti 2030 dhe të rrisim trefish  prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme", shtoi Dreksleri. 

Fushata "Ne jemi Evropë e udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi, u realizua në tetë qytete të vendit, ndërsa tema sonte në Kumanovë ishte anëtarësimi në BE nga aspekti energjetik. 

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR