• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis: Mospërdorimi i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut është shkelje e Marrëveshjes së Prespës

Gerapetritis: Mospërdorimi i emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut  është shkelje e Marrëveshjes së Prespës

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - Liderët shtetërorë dhe politikë të Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të mos e përdorin emrin kushtetues të vendit në vend, gjë që paraqet shkelje flagrante të Marrëvehsjes së Prespës. deklaroi sot në Luksemburg, shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të jashtme të BE-së (FAK).

"Marrëveshja e Prespës parasheh emër të shtetit, i cili do të jetë një dhe i vetmi për përdorim të përgjithshëm, e ai është Maqedonia e Veriut", tha Gerapetritis.

Ai theksoi se të gjithë duhet të kuptojnë se e drejta ndërkombëtare është bazë e paqes dhe sigurisë globale dhe se ky nuk është proces, ku do të zgjedhet ajo që dikujt i përgjigjet.

"I papranueshëm dhe e paimagjinueshëm është anëtarësimi në Bashkimin Evropian pa implementimin e plotë të legjislaturës evropiane dhe së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", shtoi Gerapetritis.

Sipas tij, Greqia çdoherë ka qenë forca lëvizëse në procesin aderues të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE dhe ajo edhe më tej vlerëson se kjo është rruga më e mirë edhe për shtetet nga rajoni edhe për BE-në.

Gerapetritis i dënoi edhe kërcënimet e dërguara nga ana e Hamasit ndaj Qipros, për shkak të "përkrahjes së supozuar të Izraelit".

"Gjendemi mes dy luftërave të tmerrshme - pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe luftës në Lindjen e Afërt, të cilat për fat të keq janë në gjendje të përshkallëzimit. Posaçërisht në Lindjen e Afërt, kur ishim të inspiruar me shpresë se kemi formulë paqesore dhe proces paqesor, tani kemi përshkallëzim pa kurrfarë respekti", deklaroi Gerapetritis.

Ai theksoi se për Greqinë është "absolutisht e papranueshme të dërgohen kërcënime ndaj një vendi sovran të Bashkimit Evropian, siç është Qiproja". bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR