• e hënë, 23 dhjetor 2024

Georgiev për MIA-n: Zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Shkup është zgjedhja e parë që bëhet në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor

Georgiev për MIA-n: Zgjedhja e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Shkup është zgjedhja e parë që bëhet në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Kjo do të jetë zgjedhja e parë e zbatuar sipas procedurës së bazuar në medotologjinë, ndërsa në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, deklaroi presidenti i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Shkup që duhet të mbahet sot në Këshill.

"Pres zgjedhjen e këtyre tetë kandidatëve, tetë gjyqtarë, katër janë për fushën civile dhe katër për atë penale. Janë rreth 59 kandidatë. Nga ana tjetër, më duhet të theksoj se ky është një rekorder në kohëzgjatjen e një shpallje për zgjedhje. Prej muajit të gjashtë, mendoj se ka filluar procedura, kështu që ja ku jemi, kemi ardhur deri në atë ranglistë që është bërë sipas metodologjisë së re"; sqaroi Georgievski në intervistë për MIA-n.

"Theksoi se procesi është kompleks dhe përbëhet nga dy pjesë, ku një pjesë zbatohet nga Këshilli Gjyqësor në raport me rezultatet e arritura, si sasi sipas numrit të çështjeve të zgjidhura dhe të shfuqizuara, ndërsa tjetra zbatohet nga vetë gjykatat.

"Kështu është bërë ligji, ku për të vlerësuar një gjyqtar të caktuar është dashur të përfaqësohet nga anëtarë të komisionit nga të gjitha fushat. Nga të katër fushat duhet të ishte një anëtar i atij komisioni, një komision pune që analizon dhe vlerëson një gjyqtar të caktuar, për të marrë ato pikë. Tani, si rezultat i asaj procedure të rëndë dhe komplekse, ne patëm një fazë ku duhej të monitoroheshin gjykimet e gjyqtarëve, ku anëtarët e Këshillit dërgohen si komision për të monitoruar gjykimin, dhe këtu përsëri për secilin gjyqtar bëhen vlerësime individuake", shtoi ai.

Pas kësaj ata patën të drejtën e kundërshtimit dhe të drejtën për një vendim të shkallës së dytë, dhe e gjithë kjo, siç tha ai, ka kontribuar të humbet kohë prej dy vitesh.

"Sido që të jetë, ne kemi ardhur në fund, fundi është aty ku është caktuar seanca dhe duhet të zgjidhen këta kandidatë dhe më duhet të theksoj se në pjesën më të madhe këta gjyqtarë që janë aplikues, më besonis se bëhet fjalë për një gjeneratë të gjyqtarëve që kanë përvojë 10-20 vjeçare dhe tashmë kanë përvojë dhe kualifikim të mjaftueshëm për të qenë gjyqtarë të gjykatave më të larta", theksoi Georgiev.

Përzgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Shkup është caktuar për seancën e sotme të 464-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së me fillim nga ora 10.

Intervistën e plotë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, në të cilën përveç kësaj diskutojmë edhe disa tema aktuale nga gjyqësori do të mund ta ndiqni së shpejti. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR