• e diel, 22 dhjetor 2024

Georgiev për MIA-n: Parashtresa në lidhje me rastin "Feroinvest kundër IRL" do të jetë mjet i diskutimit në Këshillin Gjyqësor

Georgiev për MIA-n: Parashtresa në lidhje me rastin

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në Këshillin Gjyqësor ka parashtresë në lidhje me rastin "Feroinvest kundër IRL" dhe ajo do të shqyrtohet dhe do të jetë mjet i diskutimit në mbledhje deklaroi në intervistë për MIA-n kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka parashtruar kërkesë në Këshilli Gjyqësor për fillimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatëses Jovanka Spirovska Paneva nga Gjykata Themelore Civile në Shkup për shkelje diciplinore - kryerje joprofesionale dhe të pamatur të funksionit gjyqësor. Paneva pas vendimit për rastin mes tjerash thotë edhe se gazetarët në Laboratorin Raportues Hulumtues nuk janë gazetarë dhe se mund të përballen me ndalesë për punë. 

Në pyetjen e MIA-s nëse gjykata ka ingerenca që të caktojë se kush është gazetar, ndërsa kush jo, Georgiev nuk jep përgjigje direkte, por tha se është mirë që bëhet fjalë për vendim të shkallës së parë, pas të cilit ekziston mundësia e ankesës.

"Është mirë që bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë. Pas këtij vendimi, normalisht, të pakënaqurit do të kenë të drejtën e ankimit dhe do ta shfrytëzojnë atë të drejtë, ku do të ketë vendimin e saj gjykata e shkallës së dytë. Nuk hyj në atë pjesë të vendimit, sepse bazohet në prova që gjyqtari i vlerësoi. Unë as nuk mund t'i di provat dhe as të vlerësoj prova të tilla. Gjyqësori është ngritur në atë mënyrë që çdo vendim të pasohet nga e drejta e ankimit në gjykatën më të lartë, ku gjykata më e lartë do të analizojë të gjitha këto prova në mbështetje të çështjes, pra ankimimit dhe do të marrë një vendim", tha Georgiev.

Gjykata Civile në Shkup e dënoi për shantazh Laboratorin Hulumtues Raportues dhe redaktoren Sashka Cvetkovska për dokumentarin "Konspiracion kundër ajrit" pas padisë të ish zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev, pronar i Feroinvest.

Të gjithë intervistën me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, në të cilën bisedojmë për shumë tema aktuale nga gjyqësori do të mund ta shihni së shpejti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR