• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Gazetari i MIA-s Sllobodan Ivanov fitues i çmimit "Ability awards" - ngjarje për inkluzivitet dhe diversitet

Gazetari i MIA-s Sllobodan Ivanov fitues i çmimit

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Gazetari i MIA-s, Sllobodan Ivanov është fitues i çmimit në kategorinë e aftësive informatike, çmim të cilit iu nda mbrëmë në ceremoninë e "Ability awards" në Shkup në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

Në ceremoninë e "Ability awards" u dhanë çmime për dhjetë individë dhe dhjetë kompani të cilët angazhohen për barazi dhe inkluzivitet. Këtë vit, përmes një thirrjeje të hapur, në kategori të ndryshme u nominuan 40 persona inspirues me aftësi të kufizuara të cilët përmes arritjeve dhe historive të tyre paraqesin fuqinë e vendosmërisë dhe krijimtarisë.

"Gjithmonë kam besuar se aftësia e kufizuar nuk është pengesë për suksesin dhe avancimin. Këshilla ime është të angazhoheni në atë që ju përmbush dhe gjithçka do të vjen në vend të vet. Dëshiroj të falënderoj familjen, miqtë dhe kolegët e mi për gjithçka që kanë dhënë në jetë, dhe natyrisht Agjencinë Informative Mediatike për besimin në mua", ka thënë Ivanov pas marrjes së çmimit.

Sllobodan Ivanov është gazetar në MIA i cili rregullisht përfshin personat me aftësi të kufizuara në lajmet dhe kronikat e tij. Ai merret me rrjedhën e informacionit duke përdorur aftësitë e tij të TI-së në baza ditore për t'u marrë me problemet e softuerit që gjen në të.

Çmime janë ndarë edhe në sferën e kulturës dhe artit, sportit, inovacionit, të drejtat e njeriut dhe tjera.

Çmimet ndaj fituesve u ndanë nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministri për Sport, Borko Ristovski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski, ambasadori i Sllovenisë, Gregor Presker, zëvendësministri për Punë dhe Çështje Sociale, Gjoko Vellkovski, ambasadori i Austrisë Martin Palmer si dhe zëvendësambasadori i BE-së, Ben Nipnau.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR