• e diel, 22 dhjetor 2024

Gazetarët nuk mbrohen mjaftueshëm kur raportojnë nga zonat e krizës

Gazetarët nuk mbrohen mjaftueshëm kur raportojnë nga zonat e krizës
Shkup, 22 janar 2022 (MIA) - Pajisja mbrojtëse për gazetarët e dedikuar për situata konflikti janë të një rëndësie të madhe për sigurinë e punëtorëve mediatikë. Ka vende në të cilat ndërgjegjësimi për nevojën e mbrojtjes së plotë të gazetarëve është në nivel të lartë. Megjithatë, ka edhe të tilla në të cilat punëtori mediatik raporton nga zonat e konfliktit dhe zona të tjera të rrezikut, të pambrojtura sa duhet. Fitohet përshtypje se shteti ynë bën pjesë në grupin e dytë. Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, për këtë dëshmojnë situatat në të cilat gazetarët kanë raportuar nga protestat e dhunshme, e me këtë rast nuk kanë poseduar pajisje mbrojtëse që mund t'i mbrojnë nga agresioni fizik i pjesëmarrësve në konfliktet. Nga SHGM-ja konsiderojnë se mediat nuk janë të pajisura sa duhet për punë në konflikte dhe situata të tjera të rrezikshme. Nga atje shprehen se nevojitet punë dhe edukim i vazhdueshëm në avancimin e diturive dhe shkathtësive të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik në vend rreth raportimit nga ngjarjet e konfliktit apo krizës. "Edhe pse numri i sulmeve fizike ndaj gazetarëve është ulur në dy vitet e fundit, megjithatë, sipas publikimeve që kemi publikuar për këtë temë, është e nevojshme të merren parasysh disa aspekte. Në ngjarjet për të cilat bëhet e ditur ose nga ana tjetër ka dyshim se mund të ketë dhunë, është e nevojshme që redaktorët, në rrethana të tilla, të japin detyra në terren të shkojnë gazetarë dhe punëtorë mediatik më me përvojë, si kameramanë dhe fotoreporterë që janë në kondicion të mirë fizik. Në varësi të rrethanave, gazetarët e pranishëm si dhe kameramanët dhe fotoreporterët duhet të kenë helmetë mbrojtëse dhe jelek mbrojtës në të cilin do të shënohet qartë se bëhet fjalë për gazetar, maskë për fytyrën në rast përdorimi të gazit lotsjellës, syze mbrojtëse dhe ngjashëm, deklaroi Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Ai konsideron se posedimi i këtij lloji të pajisjes mbrohet jo vetëm shëndeti fizik, por edhe psiqik i gazetarit, kameramanit apo fotoreporterit, i cili gjithashtu mund të prishet për shkak të stresit dhe traumës të përjetuar nga lëndimet e padëshiruara fizike dhe dhunës. Psikologët sqarojnë se ndjenja e pasigurisë dhe pasiguria ndikojnë shumë në të menduarit racional, veprimin dhe përqendrimin racional. Me fjalë të tjera, frika dhe pasiguria reflektohen negativisht në profesionalizmin e personit që përballet me situatë stresuese në momentin. "Është normale të reflektohet në profesionalizmin sepse për çfarëdo punëtori që të bëhet fjalë, në çfarëdo pozicioni që të punosh apo të jetë në një funksion të caktuar, mbi të gjitha është njeri, ndërsa njeriu është i pambrojtur dhe i papërsosur. Kur një person është në vend pune dhe gjatë punës fiton ndjenjën se është i kërcënuar dhe percepton se ekziston mundësia e një lloj rreziku që mund të rrezikojë integritetin e tij fizik dhe të kontribuojë në prishjen e stabilitetit të individit në planin psikologjik dhe emocional, është për të pritur që kjo të rezultojë në bazë të profesionalizmit të tij dhe funksionimit të tij të mëtejshëm, vlerëson psikologu Atanas Ivanoski. Nga ana tjetër, kameramani shumëvjeçar Asllan Vishko konfirmon se në situata konflikti, adrenalina dhe stresi janë ndjenjat më të pranishme. "Duke mbrojtur veten, pjesë e pashmangshme e punës në atë moment është adrenalina që rritet deri në nivelin e pamundësisë për të kontroll nga dëshira për raportim më efektiv. Kemi pasur shumë situata të tilla nga të cilat kemi përfunduar disa herë në spitale, në polici, me pajisje të thyer, me lëndime", sqaron Vishko. Gazetarët pajtohen se pajisja mbrojtëse si ndihmë e parë, pajisje për sinjalizim, syze mbrojtëse dhe vegla të ngjashme janë diçka që mungon te të gjitha mediat. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë si konkluzion i përgjithshëm ka ndërtuar qëndrimin se menaxhmenti dhe pronarët e mediave nuk investojnë sa duhet në pajisje mbrojtëse për punëtorët e tyre kur ata janë të ekspozuar në situata për të raportuar nga ngjarje me rrezik të lartë. "Problemi nga mungesa e pajisjes qëndron edhe në inercinë e menaxhmentit te një pjesë e mediave. Injorimi i kësaj teme është praktik është edhe nëse supozimin se derisa ndodh lëndim i gazetarit, kameramanit apo fotoreporterit në terren, nuk ka nevojë për pajisje mbrojtëse si dhe trajnim për punëtorët mediatik në situata të tilla. Arsyeja e dytë, sipas një pjese të redaktorëve, është se menaxhmenti nuk ka mjete të mjaftueshme për të siguruar pajisje mbrojtëse për gazetarët për shkak të kondicionit të pavolitshëm financiar në të cilin ndodhen në përgjithësi mediat", sqaron Dragan Sekulloski nga SHGM-ja. Krahas kësaj, ai vlerëson se ajo që mediat mund të bëjnë është të inkurajojnë gazetarët dhe punëtorët mediatik për t'iu bashkuar organizatave të profesionit të gazetarisë, ku megjithatë organizohen trajnime periodike dhe resurse për tema që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, ndërsa ato trajnime janë falas. "Siguria e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik është parakusht për ushtrimin profesional të detyrës së gazetarit dhe për informimin objektiv dhe me kohë të qytetarëve. Garantimi i sigurisë së ekipeve të gazetarëve e demonstron edhe kapacitetin demokratik të një shoqërie, meqë në këtë mënyrë u lihet hapësirë gazetarëve që të ushtrojnë lirisht profesionin e tyre për të kënaqur interesin publik", shprehet ai. Nga Shoqata informojnë se pikërisht për këto arsye, çështjet e sigurisë së gazetarëve janë një nga treguesit themelorë me të cilët merret edhe Komisioni Evropian gjatë monitorimit të shteteve që kanë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. "Në raportet vjetore të Bashkimit Evropian, në kapitullin 23, që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, përveç shkallës së lirisë së shprehjes, jepen edhe kualifikime në kontekstin e sigurisë së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, si dhe politikën e mosndëshkimit në rastet e shkeljes së të drejtave të tyre. Për këto arsye, është e rëndësishme t'i kushtohet rëndësi çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve dhe profesionit të gazetarit së bashku me profesionin akademik për të ofruar zgjidhje për pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës, që më pas do të shërbejnë për krijimin e sistemit në të cilin gazetarët mund të ushtrojnë në mënyrë të sigurt punën e tyre profesionale, konstaton Sekulloski. Për krahasim, siç shprehet Sekullovski, mediat në vendet e zhvilluara i kushtojnë më shumë vëmendje garantimit të të drejtave sociale dhe të drejtave të lidhura me sigurinë e gazetarëve në terren, e njëherësh edhe të mosndëshkimit, që nuk tolerohen nga institucionet. Incidente ndodhin kudo dhe kjo është e padiskutueshme. Por, konstatimi i përgjithshëm është se dallimi me vendet në zhvillim siç është Republika e Maqedonisë së Veriut, është kapaciteti i pamjaftueshëm i institucioneve për të zbuluar dhe dënuar ata që kanë shkelur të drejtat e gazetarëve. Për këto arsye, Maqedonia e Veriut gjendet ulët në indekset globale për lirinë e shprehjes. Sipas Shoqatës, derisa të ndryshohet kjo praktikë, nuk mund të themi se gazetarët dhe kameramanët gëzojnë mbrojtje si nga vetë mediat për të cilat punojnë, ashtu edhe nga institucionet shtetërore. Simona Sërbinoska

QËNDRONI TË LIDHUR