Gatuzo: U realizua ëndrra ime për ta drejtuar Italinë
- Xhenaro Gatuzo sot zyrtarisht u prezantua si trajner i reprezentacionit të Italisë në futboll, pasi paraardhësi i tij, Luçijano Spaleti u shkarkua.

Romë, 19 qershor 2025 (MIA) - Xhenaro Gatuzo sot zyrtarisht u prezantua si trajner i reprezentacionit të Italisë në futboll, pasi paraardhësi i tij, Luçijano Spaleti u shkarkua.
Gatuzo e mori postin e trajnerit në një moment të vështirë, me një qëllim kryesor për ta rikthyer Italinë në Kupën e botës, pasi "axurët" e humbën mundësinë për të marrë pjesë në dy botërorët e fundit.
"Ky është realizimi i ëndrrës time dhe shpresoj që do të jem i denjë për këtë sfidë. E di që nuk do të jetë e lehtë, por asgjë në jetë nuk është e lehtë", tha Gatuzo në promovimin e tij në Romë.
Trajneri i ri i Italisë theksoi se një nga qëllimet e tij kryesorë është të rikthejë unitetin dhe shpirtin pozitiv në ekipin kombëtar.
"Qëllimi im është që çdo lojtarë të vijë në mbledhje me shumë entuziazëm dhe të krijojë një atmosferë familjare", deklaroi Gatuzo. qa/
Foto: EPA