Gatuzo trajneri i i Hajdukut
- Legjenda e Milanit, Xhenaro Gatuzo është trajner i ri i Hajdukut nga Spliti, zyrtarisht kumtuan nga klubi kroat.
- Post By Besnik Shuki
- 09:01, 13 qershor, 2024

Split, 13 qershor 2024 (MIA) - Legjenda e Milanit, Xhenaro Gatuzo është trajner i ri i Hajdukut nga Spliti, zyrtarisht kumtuan nga klubi kroat.
Ai ka nënshkruar kontratë me ekipin deri në verën e vitit 2026, ndërsa javën e ardhshme do të arrijë në Split që të prezantohet para tifozëve në stadiumin Poljud dhe të fillojë me punë.
Trajneri italian (46) deri paradokohe ishte në krye të Marsejës. bsh/
Foto: MIA arkiv