Gati gjysma e gjykatave vitin e kaluar ishin joazhure, Këshilli Gjyqësor e miratoi raportin për punën e gjykatave në vitin 2024
- – Gati gjysma e gjykatave në shtet vitin e kaluar ishin joazhure, gjegjësisht nga 34 gjykata azhure ishin 18, ndërsa jo azhure ishin 16 prej të cilëve tre janë të Apelit, 12 themelore dhe Gjykata e Lartë Administrative. Kjo ishte bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor në të cilën u shqyrtua raporti për punën e gjykatave për vitin 2024.
- Post By Fitore Curri
- 12:53, 2 prill, 2025

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) – Gati gjysma e gjykatave në shtet vitin e kaluar ishin joazhure, gjegjësisht nga 34 gjykata azhure ishin 18, ndërsa jo azhure ishin 16 prej të cilëve tre janë të Apelit, 12 themelore dhe Gjykata e Lartë Administrative. Kjo ishte bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor në të cilën u shqyrtua raporti për punën e gjykatave për vitin 2024.
Sipas raportueses Pavlina Cërvenkovska, gjykatat në shtet vitin e kaluar e kanë filluar me 131.005 lëndë të pazgjidhura, ndërsa kanë pranuar për punë 569.958 lëndë të reja, gjegjësisht gjithsej për punë kemi 700.739 lëndë. Nga ata arritën të zgjidhnin 566.010, ndërsa nuk kanë zgjidhur 134.729 lëndë.
"Gjykatat vitin e kaluar nuk arritën të përballen me fluksin e lëndëve dhe e rritën numrin e lëndëve të mbetura për 3724 lëndë", theksoi Cërvenkovska.
Sipas saj, Gjykata Supreme vlerësohet si azhure, Gjykata e Apelit Gostivar – joazhure, Gjykata Themelore Gostivar – azhure, Dibër – azhure, Tetovë – azhure, Gjykata e Apelit Shkup – azhure, Gjykata Themelore Veles – azhure, Gjevgjeli – azhure, Kavadar – azhure, Kratovë – azhure, Kriva Pallanka – joazhure, Kumanovë – joazhure, Negotinë – azhure, Gjykata Themelore Penale Shkup – azhure, Gjykata Themelore Civile Shkup – joazhure.
Sipas raportueses së dytë, Antoaneta Dimovska, Gjykata e Lartë Administrative është joazhure, Gjykata Administrative është azhure, Gjykata e Apelit Manastir – joazhure, Gjykata Themelore – joazhure, Krushevë – azhure, Ohër, azhure, Prilep – joazhure, Resnjë – azhure, Strugë – jaoazhure, Gjykata e Apelit Shtip është joazhure, Gjykata Themelore Berovë – joazhure, Vinicë-azhure, Dellçevë – azhure, Koçan- joazhure, Radovish-joazhure, Sveti Nikollë – azhure, Strumicë – joazhure, Shtip – azhure.
Këshilli Gjyqësor e miratoi Raportin për punën e gjykatave për vitin e kaluar me 13 vota dhe i njëjti do të publikohet në ueb-faqen e Këshillit. fc/
Foto: MIA