• e mërkurë, 26 qershor 2024

Gasperini: Atalanta shkroi histori

Gasperini: Atalanta shkroi histori

Dublin, 23 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Atalantës, Xhan Pjero Gasperini e ka cilësuar historike fitoren e ekipit të tij në finalen e Ligës së Evropës ndaj Baerit (3:0).

"Mendoj se kemi shkruar histori me mënyrën se si e fituam këtë ndeshje. Ishte thjesht e mahnitshme. Më herët mundëm Liverpulin, Sportingun që fitoi kampionatin. Kur luajtëm me Liverpulin, ata ishin të parët në Premier ligë. Dhe tani përballemi me kampionin gjerman. E pabesueshme. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, kjo është një ndeshje e paharrueshme", deklaroi Gasperini për faqen zyrtare të UEFA-s.

Klubi italian për herë të parë në histori e fitoi Ligën e Evropës. 

Gjithashtu, Atalanta i shkaktoi humbjen e parë skuadrës së drejtuar nga Çabi Alonso i cili kishte një seri rekorde pa asnjë humbje në 51 ndeshje. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR