• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen deri në datën përfundimtare që të lihet hapësirë për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të KSHPK-së

Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen deri në datën përfundimtare që të lihet hapësirë për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të KSHPK-së

Shkup, 31 korrik 2025 (MIA) - Zgjedhjet lokale do të shpallen deri në datën përfundimtare, në gjysmën e parë të gushtit që të lihet hapësirë që të plotësohen vendet e lira të Avokatit të Popullit dhe kryetarit të KSHPK-së, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Nëse Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot miraton propozim vendim për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe arrihet marrëveshje duke pasur parasysh se për këtë funksion nevojitet votim edhe me Badenter, Gashi thotë se mund të konvokojë seancë që sot.

"Kjo temë do të jetë sfidë për ne si Kuvend. Procedua e parë që dërgohet deri te Avokati i Popullit tashmë ka filluar. Kemi pasur thirrje publike. Kemi 17 kandidatë për këtë pozicion. Sot duhet të mbajë mbledhje Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe nëse ata vendosin për emër, për të cilin do të dakordoheshin me atë vendim, mund të konvokojmë seancë plenare  që të vendosim për atë emër. Nëse jo do të duhet t presim kohëra më të mira dhe harmonizim rreth asaj se kush do të jetë kandidat ose kush do të zgjedhet për Avokat të Popullit", tha Gashi.

Njëri prej kandidatëve që është paraqitur në konkursin për Avokat të popullit ëshgt edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Driton Nebiu, i cili sot në brifing me gazetarët konfirmoi se ka kandiduar dhe stha se me përvojën e tij 18 vjeçare si jurist dhe 15 vjet përvojë në Kuvend, si konsulent ndërkombëtar dhe magistër i të drejtave të njeriu konsideron se i plotëson kushtet për këtë pozicion. Nebiu tha se vendimi tij perosnal ka qenë që të paraqiet në shpalljen për Avokat të popullit.

Sa i përket Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kryetari i Kuvendit tha se sot do të shpallet njoftim publik për kryetarin e KSHPK-së.

"Kuvendi në hark kohor prej dhjetë ditëe duhet të nxjerrë një njoftim. Do ta bëjmë këtë sot për të përmbushur ato afate. Dhe tani do të shohim se si do të duhet ta analizojmë këtë ligjërisht sepse dispozitat nuk janë plotësisht të sakta nëse mund të bëjmë zgjedhje ose të emërojmë kryetar të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit ose një Avokat të Popullit në një kohë kur shpallen zgjedhjet", deklaroi Gashi.

Lidhur me interpelancën e Prokurorit Publik, Lubomir Kocevski, kreu i Shtëpisë ligjvënëse thotë se Kuvendi tashmë e ka dhënë deklaratën e tij dhe se tani mbetet që organet e tjera ta dëgjojnë këtë zë të përfaqësuesve të popullit - Qeveria dhe Prokurori i Shtetit, por sipas Gashit, edhe Këshilli i Prokurorëve duhet ta bëjë këtë, nëse e sheh të arsyeshme.

Kryetari i Kuvendit, Gashi, nuk do t'i mbajë fjalim në Pelincë në Ilinden për shkaqe shëndetësore dhe njoftoi se një nga nënkryetarët e Kuvendit do ta bëjë këtë.

Deputetët janë me pushime nga 4 deri më 22 gusht, por kryetari i Kuvendit kujton se Shtëpia ligjvënëse është në seancë të përhershme dhe se nëse është e nevojshme, deputetët do të thirren në seancë gjatë pushimeve. mb/

ФОТО: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR