• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi: Vëllezërit iluministë sllav përmes krijimit të alfabetit glagolik dhe përhapjes së shkrim-leximit lanë gjurmë të pashlyeshme në histori

Gashi: Vëllezërit iluministë sllav përmes krijimit të alfabetit glagolik dhe përhapjes së shkrim-leximit lanë gjurmë të pashlyeshme në histori

 Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi uron Ditën e iluministëve mbarësllavë Shën Kirili dhe Metodi, duke theksuar se festa "na kujton misionin madhështor të vëllezërve iluministë sllavë, të cilët, përmes krijimit të alfabetit glagolik dhe përhapjes së shkrim-leximit, lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kulturën e popujve sllavë.

"Si Kuvend, mbetemi të përkushtuar ndaj promovimit të arsimit, kulturës dhe diversitetit gjuhësor – si vlera themelore të një shoqërie demokratike dhe të përparuar. Ju uroj të gjithëve një festë të mbushur me nder ndaj trashëgimisë arsimore sllave dhe me frymëzim për dije të reja dhe përparim shpirtëror" theksohet në urimin e Gashit.

 Foto: "Fesjbuk" - profili i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi

 

QËNDRONI TË LIDHUR