Gashi: Të kontribuojmë drejt përforcimit të bashkësisë, tolerancës dhe harmonisë shoqërore
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe - Fitër Bajramit, sot në mëngjes ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam, duke uruar që kjo ditë të jetë burim gëzimi dhe paqeje, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet në familje.
- Post By Sara Ademi
- 10:36, 30 mars, 2025
Shkup, 30 mars 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe - Fitër Bajramit, sot në mëngjes ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam, duke uruar që kjo ditë të jetë burim gëzimi dhe paqeje, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet në familje.
"Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit! Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore", shkruan Gashi në urim.
Në emrin tim personal dhe të Kuvendit të RMV, urime për shumë mote Bajramin e Madh! Qoftë kjo ditë një burim gëzimi dhe paqeje për ju dhe familjet tuaja, duke dhuruar sa më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s