Gashi - Rusopullos: Bashkëpunimi parlamentar është i rëndësishëm për një dukshmëri më të madhe të Këshillit të Evropës në rajon
- - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka pasur takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopullos, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës.
- Post By Fitore Curri
- 14:43, 3 nëntor, 2025
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka pasur takim me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopullos, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës.
"Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Këshilli i Evropës i ka dhënë Maqedonisë së Veriut që nga viti 1995, duke theksuar se anëtarësimi prej tre dekadash është një konfirmim i angazhimit të qëndrueshëm ndaj të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës", informoi shërbimi për informim i Kuvendit.

Gashi dhe Rusopollos theksuan rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në një dukshmëri më të madhe të Këshillit të Evropës në rajon.
"Kryetari Gashi nënvizoi se përvoja e fituar përmes Këshillit të Evropës është me vlerë të veçantë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se Kuvendi do të vazhdojë të jetë shembull i transparencës, dialogut dhe përkushtimit ndaj standardeve evropiane. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me marrëveshje të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane", bëhet e ditur në kumtesë. fc/
Foto dhe video: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut