• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gashi për vizitë pune në Parlamentin Evropian, takime me Robert Mecolën, Tomas Vajnc dhge Tijs Ruten

Gashi për vizitë pune në Parlamentin Evropian, takime me Robert Mecolën, Tomas Vajnc dhge Tijs Ruten

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, më 18 nëntor 2024 do të realizojë vizitë pune në Parlamentin Evropian në Bruksel, gjatë së cilës do të takohet me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

Në kuadër të vizitës, siç njofton Shërbimi për inormim i Kuvendit, janë planifikuar takime me Tomas Vajc, referues për Republikën e Maqedonisë në PE dhe me Tijs Ruten, referues në hije nga grupi politik i socialdemokratëve.

Sipas axhendës, nesër me iniciativë të Departamentit të Diplomacisë Publike në NATO u organizua vizitë pune në selinë e NATO-s për kryetarin Gashi dhe Delegacionin e deputetëve, në përbërjen e të cilit ishin: Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së; Oliver Spasovski, koordinator i LSDM-së; Merita Kolçi-Koxhaxhiku, zëvendëskoordinatore e VLEN-it; Arbana Pasholli, zëvendëskoordinatore e BDI-së; Pavle Arsoski, përfaqësues nga ZNAM dhe Dragan Kovaçki, shef i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s. Është planifikuar takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm në detyrë të NATO-s Boris Ruge, dhe brifingje me përfaqësues të lartë të NATO-s nga Departamenti i Çështjeve Politike dhe Sigurisë dhe Departamenti i Diplomacisë Publike.

Vizitat e punës së Gashit në këto dy institucione të rëndësishme ndërkombëtare janë me qëllim që përfaqësuesit e lartë të PE-së dhe NATO-s të informohen për zhvillimet aktuale politike dhe sociale në vend, në kontekst të integrimit evropian të vendit dhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi ynë në NATO.

"Delegacioni ynë do të ketë mundësinë të njihet me pikëpamjet dhe qëndrimet e bashkëbiseduesve të tij për situatën aktuale dhe sfidat e ardhshme të PE-së dhe NATO-s, në kontekst të politikës së zgjerimit, pritshmëritë e vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe pikëpamjet e NATO-s në dritën e sfidave aktuale të sigurisë në rajon dhe më gjerë", theksohet në kumtesën e Shërbimit për inormim të Kuvendit. mb/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR