Gashi për Ligjin për mbrojtësit: Ingerencat për thirrje të seancës janë vetëm të kryeteres së Komisionit për Politikë Sociale
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk do të thërrasë seancë të re të Komisionit për Ligjin për mbrojtësit, duke theksuar se ingerencat i ka vetëm kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti. Siç thotë ai, ai personalisht nuk e shkel Rregulloren.
Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk do të thërrasë seancë të re të Komisionit për Ligjin për mbrojtësit, duke theksuar se ingerencat i ka vetëm kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti. Siç thotë ai, ai personalisht nuk e shkel Rregulloren.
Gashi në një prononcim për Kanal 5, deklaroi se për të zbardhur të gjitha paqartësitë që keqpërdoren nga deputetët, do të kërkojë që ato të shqyrtohen në Komisionin parlamentar për Çështje të Rregullores. Ndër to edhe për Ligjin për mbrojtësit, të cilin Ilire Dauti nga “Fronti Europian” refuzon ta vendosë në rend dite.
"Rregullorja në nenin 126 nuk thotë se "nëse kryetari i komisionit refuzon të vendosë një ligj të caktuar", por "nëse kryetari i komisionit nuk thërret seancë". Me faktin se Ilire Dauti ka thirrur një seancë brenda afateve, unë nuk mund ta thërras, Rregullorja më heq të drejtën që të ndërhyj dhe të caktoj një deputet tjetër për ta udhëhequr seancën. Në këta katër muaj kemi parë disa pavendosmëri si kjo me Ligjin për Mbrojtësit, si funksioni i dyfishtë i Talat Xhaferit dhe disa çështje të tjera që planifikoj t'i zgjidh së shpejti përmes komisionit për Çështje të Rregullores - që ata të vendosin dhe të nxjerrin konkluzione për ndryshimin e ardhshëm të Rregulores së Kuvendit", thotë Gashi.
Kryeministri Hristian Mickoski sot e përsëriti mbështetjen për mbrojtësit dhe tha se presidentja e Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti duhet ta vendos në rend dite Propozim ligjin për mbrojtësit. Theksoi edhe se me "Vlen" nuk kanë biseduar për ligjin.
"Nuk kemi biseduar rreth kësaj teme, e kemi komunikuar shumë qartë qëndrimin tonë. Mbrojtësit e kanë patur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time", deklaroi Mickoski.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravri, nga koalicioni Vlen sot duke u përgjijgur në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin për mbrojtësit, tha se tani nuk është momenti që të bisedohet për tema të këtilla.
"Nuk e di pse të dramatizohet Ligji për mbrojtësit. Kjo është hera e shtatë, Ligji është miratuar në vitin 2002, 2005, 2007, 2009, 2013, 2015 dhe tani mendoj se nuk është momenti që të bisedohet për tema të këtila. Kjo pikë tani për tani as nuk do të trajtohet, as nuk do të ndihmojë. Asgjë tragjike, pse kaq shumë dramatizojnë? Këto pati që janë opozitare, sidomos ato shqiptare të gjithë kanë votuar gjashtë herë një ligj të këtillë, kështu që mendoj se nuk është momenti që të bisedohet për këtë", u përgjigj Taravari në pyetjen nëse me koalicionin do të bisedojë për këtë Ligj.
Ligji për mbrojtësit me propozim ligj të deputetetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska mori mbështetje që të miratohet me procedurë të shkurtuar në kuadër të seancës së 14-të kuvendore. mb/
Foto: MIA