• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gashi: Për çiftet e reja, zero kamata për banesat

Gashi: Për çiftet e reja, zero kamata për banesat

Shkup, 27 prill 2024 

Rinia dhe çiftet e reja, e kanë dhe do ta kenë një rëndësi të veçantë për koalicionin VLEN dhe partinë “Alternativa” që drejtohet nga Afrim Gashi. E pikërisht për ta, ka fol sot ai në një vizite që pati në Çair.

Gashi, siç theksohet në kumtesë, disa të rinjve ju ka premtuar se blerja e banesave nga ana e tyre do të jetë më kamata zero.

Sipas Gashit rinia po largohet nga Maqedonia për shkak të pamundësisë së blerjes së një banese.

“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja (me moshë mesatare nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në një banesë të re, dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme në mënyrë direkte përmes Bankës Shqiptare të MV, por deri kur kjo Bankë të krijohet, nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale”.

I pari i “Alternativës ka thënë se politika do të ketë ndikim direket dhe
tek sektori i ndërtimit.

“Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ndërtimit në vend, sektor që punëson shumë të rinj”.

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR