• e shtunë, 22 shkurt 2025

Gashi me urime për qytetarët e Kosovës dhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas fitores në zgjedhje

Gashi me urime për qytetarët e Kosovës dhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas fitores në zgjedhje

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot ka uruar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet parlamentare dhe Albin Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Zgjedhjet në Kosovë dëshmojnë për pjekurinë e popullit të Kosovës, ndërsa procesi zgjedhor dëshmon angazhimin serioz të institucioneve për transparencë dhe demokraci. Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë", thuhte në urim.

Gashi i uroi edhe qytetarët e Kosovës! "Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura", thekson Gashi në urim. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR