• e premte, 05 dhjetor 2025

Gashi lëshohet në trajtim shtëpiak, aktivitetet institucionale do t'i kryejë konform rekomandimeve mjekësore

Gashi lëshohet në trajtim shtëpiak, aktivitetet institucionale do t'i kryejë konform rekomandimeve mjekësore

Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas një qëndrimi dy ditor në Klinikën e kirurgjisë digjestive sot është lëshuar për trajtim shtëpiak. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se ai do të vazhdojë me aktivitetet e tij institucionale konform rekomandimeve mjekësore.

"Lidhur me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informojmë publikun se pas qëndrimit të shkurtër dy ditor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive dhe pas zbatimit të të gjitha ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, gjendja shëndetësore e kryetarit është e mirë dhe e qëndrueshme. Sot, Gashi është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë me aktivitetet e tij institucionale konform rekomandimeve mjekësore", qëndron në informacionin nga kabineti i Gashit.

Prej atje shprehin mirënjohjen e tyre për drejtorin e Klinikës dhe gjithë ekipin mjekësor për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajtimit.

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR