Gashi i shpalli zgjedhjet lokale për Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot për më 11 janar i shpalli zgjedhjet lokale për katër komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku më 19 tetor, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale nuk pati dalje të mjaftueshme të qytetarëve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:16, 17 nëntor, 2025
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot për më 11 janar i shpalli zgjedhjet lokale për katër komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku më 19 tetor, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale nuk pati dalje të mjaftueshme të qytetarëve.
Për në orën 13 seancë caktoi edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet t'i fillojë përgatitjet për votimin e përsëritur në këto komuna.
Foto: Arkivi i MIA-s