• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gashi: Alternativa do të hapë kanale për komunikim me të gjitha subjektet e tjera politike

Gashi: Alternativa do të hapë kanale për komunikim me të gjitha subjektet e tjera politike

Tetovë, 15 mars 2023 (MIA) - Partia Alternativa sot në Tetovë mbajti mbledhje të kryesisë qendrore dhe tribunë me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët. Sipas kryetarit të partisë, Afrim Gashi, tani si parti opozitare do të kenë më shumë kohë për votuesit e tyre në takime të tilla, ndërsa në kryesinë qendrore u vendos të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim me të gjitha partitë.

"Aleternativa si parti opozitare u kthehet votuesve të saj. Në kontakte me ata jep llogari për atë që e ka bërë për një vit si pjesë e qeverisë, i organizojmë votuesit për sfidën e ardhshme, zgjedhjet e ardhshme, takohemi me votuesit tanë. Ishim në Kumanovë, sot jemi në Tetovë, ndërsa do të shkojmë në Shkup dhe në Strugë në fund dhe do të vazhdojmë me aktivitete për riorganizimin e partisë, fuqizimin e organeve dhe trupave tona, që më fuqishëm dhe më të unifikuar të garojmë në zgjedhjet e ardhshme", theksoi Gashi. 

Rreth pyetjes se a do të ofrojë mbështetje që të ketë zgjedhje të parakohshme, Gashi me qëndrim se për Alternativën, kjo nuk do të jetë agjenda kryesore. 

"Kjo shkon me konsensusin e të gjithë aktorëve, unë mendoj se nuk duhet të insistojmë, një parti apo më shumë, kur të shkojmë në zgjedhje, unë kam qenë mbështetës dhe kështu ka ndodhur, të shkojmë në zgjedhje kur të gjithë të jenë gati dhe kur do ta pranojnë atë sfidë. Normal, ne si parti opozitare duam që të jenë sa më shpejt, por nuk do të insistojmë, nuk do të jetë agjenda jonë kryesore, do të veprojmë me organet tona, do të forcojmë partinë dhe të shohim nëse mund të hapim kanale për bashkëpunim me partitë e tjera politike. Sot kemi pasur kryesi qendrore dhe kemi vendosur që të hapim kanale komunikimi me të gjitha subjektet e tjera politike. Normal, partia dhe unë si kryetar do të orientohemi se me kë mund të veprojmë bashkë, a mund të pajtohemi, por partia është e hapur për komunikim me të gjitha partitë", theksoi Gashi në prononcim për gazetarët para takimit me qytetarët.

Në takimin me qytetarë folën shumë funksionarë të partisë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR