• e martë, 24 dhjetor 2024

Garsia për MIA-n: Nuk mund të themi se çfarë vendimi do të sjellë Këshilli i Evropës, megjithatë, ekziston kushti i cili duhet të përmbushet

Garsia për MIA-n: Nuk mund të themi se çfarë vendimi do të sjellë Këshilli i Evropës, megjithatë, ekziston kushti i cili duhet të përmbushet

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i Evropës të enjten do të vendosë për disa çështje, mes të cilave edhe zgjerimin, por nuk mund të themi se çfarë vendimi do të sillet për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, porosia është e qartë, ekziston kusht i cili duhet të përmbushet, thotë ambasadori spanjoll Hoze Luis Lozano Garsia në intervistë për MIA-n.

I pyetur lidhur me Samitin e ardhshëm të BE-së, të caktuar për më 14 dhjetor, në të cilin priten vendime për procesin e zgjerimit dhe çka do të thotë për Maqedoninë e Veriut nëse vendi nuk e shfrytëzon këtë mundësi të krijuar dhe me momentin e posaçëm gjeopolitik, lufta në Ukrainë, duke pasur parasysh se nuk duket në sipërfaqe ndonjë konsensus politik për ndryhsimet kushtetuese të cilat janë kusht që vendi ta vazhdojë rrugën evropiane, pas rru,bullakësimit të suksesshëm të procesit të skriningut, Garsia thotë se është vështirë të thuhet se deri kur do të ekzistojë momentumi i volitshëm.

"Pyetja 'çka nëse jo', u bë e zakonshme për historianët në disa vitet e fundit, si mënyrë e re për t'iu qasur historisë. Vështirë është të thuhet, por t'u kthehemi fskteve dhe numrave. Në korrik 2022 u hap dera dhe u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare dhe kjo është shumë me rëndësi sepse kjo në të vërtetë ishte hapja e negociatave. Tani vjen hapi i ardhshëm, dhe lidhur me atë dëshiroj të jem shumë i qartë, dhe ai është vendimi për ndryshimet kushtetuese, dhe ky është vendim jashtëzakonisht sovran i Maqedonisë së Veriut. Askush nuk mund të vendosë në emrin tuaj, dhe varet vetëm nga ju. Për këtë vendim për momentin nuk ka shumicë të nevojshme parlamentare, por është e qartë se ekziston nevoja të miratohen ndryshimet në Kushtetutë. Nëse kjo nuk ndodhë, akoma ekziston momentumi, por akoma ekziston edhe kushti, dhe nuk mund të themi se çka do të ndodhë në të ardhmen, sa gjatë, sa muaj apo vite do të ekzistojë kjo dritare e hapur. Ai është kushti, dhe ai nuk është përnbushur. Këshilli i Evropës do të vendosë për disa çështje, për këtë po negociohet, por si kryesues aktual duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me këtë çështje, nuk mund të themi se çfarë vendimi do të sillet. Porosia është e qartë, ekziston kushti i cili duhet të përmbushet", thotë ambasadori spanjoll Garsia.

Miratimi i konkludimeve për zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit, do të jetë mes temave kryesore të mblehdjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK), ndërkaq në kuadër të debatit për zgjerimi, ministrat dhe sekretarët shtetërorë të an gazhuar për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së, pritet të vendosin edhe lidhur me konferencat e dyta ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit evropian, Marosh Shefçoviç, sot në Bruksel deklaroi se zgjerimi i BE-së do të jetë pikë shumë e rëndësishme në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian të enjten dhe vlerësoi se ai do të jetë ndër samitet historike sepse ka nevojë të sillen vendime shumë të rëndësishme.

Intervista për MIA-n me ambasadorin spanjoll Zoze Garsia tërësisht me vvideo-material do të publikohet nesër. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR