Galant: Izraeli ka edhe një befasi për Hezbollahun
- Post By Melahat Baftija
- 14:41, 4 tetor, 2024
Tel-Aviv, 4 tetor (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi sot se Izraeli ka "ende befasi për Hezbollahun" derisa operacionet tokësore izraelire vazhdojnë në Libanin jugor.
"Hezbollahu ka marër goditje shumë serioze, njëri pas tjetrit. E kemi eliminuar lëvizjen, Hasan Nasrallah dhe kemi ende befasi, disa nga të cilët tashmë janë kryer, ndërsa disa së shpejti duhet të kryhen", deklaroi Galant gjatë vizitës së shtabit të devizionit të 36-të të forcave të armatoasura në veri të Izraelit", njofotn "Tajms of Izrael".
Ushtarët nga ky devizion zbatojnë aktivitete operative në Libanin jugor.
Ministri izraelit shtoi se divizioni raketor i Hezbollahut pësoi një goditje shumë të rëndë dhe një pjesë e konsiderueshme e saj u shkatërrua në një operacion cilësor dhe preciz.
“Qendra e komandës dhe kontrollit, komunikimet, e gjithë udhëheqja e forcave elitare Radvan dhe në fakt i gjithë niveli i dytë dhe i tretë i komandës nën Nasrallah u shkatërruan”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes.
Galant shtoi se ushtria izraelite po kryen operacione në disa fshatra sot dhe se procesi do të vazhdojë kudo që të jetë e nevojshme për të shkatërruar të gjithë infrastrukturën nga e cila Hezbollahu planifikon të nisë sulmet. mb/
Foto: MIA