• e diel, 22 dhjetor 2024

Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga FRONTEKS: Një ditë për të festuar arritjet dhe përparimin e vendit tuaj

Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga FRONTEKS: Një ditë për të festuar arritjet dhe përparimin e vendit tuaj

Shkup, 8 shtator 2023 (MIA) - Një urim me rastin e 8 shtatorit - Ditës së Pavarësisë përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar edhe Ekipi Operativ i Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEKS).

Në urim, për nder të kësaj dite të veçantë që përfaqëson arritjen e një momenti të rëndësishëm në historinë e vendit, siç bën me dije Ministria e Brendshme, thuhet: "Kjo ditë shënon lindjen e kombit tuaj dhe fillimin e një kapitull i ri në historinë tuaj. Është një ditë për të kujtuar dhe nderuar sakrificat e të parëve tuaj që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit tuaj. Është gjithashtu një ditë për të festuar arritjet dhe përparimin që vendi juaj ka bërë ndër vite".

Funksionimi i Fronteks-it në vend zyrtarisht filloi më 20 prill, pasi më 26 tetor 2022 në Shkup gjatë vizitës së kryetares së Komisionit Evropian Ursula Fon der Lajen, ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe eurokomisares për Punë të Brendshme Ilva Johanson nënshkruan Marrëveshjen për FRONTEKS-in, e cila është marrëveshja e parë e tillë ndërmjet KE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase.

Kjo Marrëveshje hapi mundësi për themelimin e operacioneve të përbashkëta të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me operacionalizimin e saj 111 policë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i ofrojnë mbështetje policisë kufitare të Maqedonisë në marrjen e masave dhe aktivitetet për sigurimin e kufirit jugor që është në rrugën e të a.q. Rruga e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor. sa/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR