• e premte, 22 nëntor 2024

Gërvalla kërkon anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës

Gërvalla kërkon anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës

 Prishtinë, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Shvarc, bëri thirrje që Kososa sa më shpejt t'i bashkohet Evropës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  

 Pas takimit të djehsëm me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila qëndron në Prishtinë, Gërvalla porositi se anëtarlsimi i Kosovës në KE-së do të jetë në përfitim për të gjithë qytetarët.

 "Takim produktiv me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Biseduam për përparimin e Kosovës në demokraci, sundimin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Kam cekur nevojën për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës, dhe kam përmendur përfitimet e drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët", ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.

 

QËNDRONI TË LIDHUR