• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska për vendosjen e Angjushevit në "listën e zezë" të SHBA-së: Pres institucionet vendore dhe ndërkombëtare t'i ndërmarrin masat e domosdoshme në pajtim me indikacionet

Gërkovska për vendosjen e Angjushevit në

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja e angazhaur për politika të sundimit të mirë, Sllavica Gërkovska lidhur me vendosjen e ish-zëvendëskryeminsitrit Koço Angjushev në "listën e zezë" të SHBA-së sot deklaroi se obligimi kryesor çdoherë është i institucioneve vendore, por se secila ndihmë ndërkombëtare është e mirëseardhur. Ajo përmendi se tashmë janë propozuar ndryshime në Ligjin për masa restriktive, të cilat kaluan në Qeveri, përveç sanksioneve nga BE-ja dhe KB-ja, të shtohen edhe sanksionet e SHBA-së.

"Edhe paraprakisht kam deklaruar se obligimi kryesor është i institucioneve vendore, por secila ndihmë nga institucionet ndërkombëtare, nga shtetet tona mike, posaçërisht SHBA-ja, të cilat janë partnere strategjike, është e mirëseardhur dhe pres që institucionet ndërkombëtare dhe vendore më tutje t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme në pajtim me indikacionet. Tashmë propozuam dhe ajo kaloi në Qeveri, të bëhen ndryshime në Ligjin për masa restriktive, me ç'rast krahas sanksioneve nga BE-ja dhe KB-ja, do të shtohen edhe sanksionet nga SHBA-ja dhe ajo do të jetë vlerë shtesë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", deklaroi Gërkovska në pyetjen e gazetarëve lidhur me vendosjen e Angjushevit në listën e zezë të SHBA-së, sot në margjina të Forumit të hapur për antikorrupsion.

Departamenti amerikan i Shtetot e vendosi Angjushevin në "listën e zezë" për shkak të përzierjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm dhe e shënoi si të papërshtatshëm në përgjithësi për hyrje në SHBA.

"Derisa e kryente funksionin e zëvendëskryeministrit, Angjushev e keqpërdori pozitën e tij zyrtare në dobi të interesave të tij private afariste, duke e minuar besimin e opinionit në Maqedoni të Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike", ceket në kumtesën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Има четири фактори што ја генерираат зголемената цена на електричната енергија на берзите. Тоа се цената на природниот гас, зелените сертификати коишто пораснаа драстично, намалените издашнос

Ish-zëvendëskryeministri Angjushev, ndërkaq, në kumtesë drejt mediumeve i mohoi të gjitha dyshimet e shprehura nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin, ndërsa ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler porositi se do të pasojnë disa emërime, por se u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të kërkojnë përgjegjësi.

Gërkovska sot në margjina të panelit "Si të arrihet bashkëpunim më i mirë në luftën kundër korrupsionit mes sektorit publik, qytetar dhe afarist" në organizim të Platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit u përgjigj sa raporte revizore ka lexuar, cili është i fundit dhe cili është dënimi më i rëndë që është shqiptuar për ndonjë nëpunës shtetëror, lidhur me korrupsionin apo shkeljen e rregullave të Kodit, përderisa ajo është në këtë pozitë.

Gërkovska theksoi se i lexojnë të gjitha raportet revizore, ndërkaq i veçoi atë për Onkologjinë dhe për Agjencinë për film.

Si një nga praktikat më të mira, në bashkëpunim me ESHR, e ceki informatën në bazë të raporteve revizore për borxhin publik, që kaloi në Qeveri, me ç'rast ka pasur konkludime për atë se cilat ministri dhe institucione konkrete si duhet të veprojnë në afate të caktuara, që të tejklalohen problemet të cilat detektohen tek ato.

Lidhur me paraqitjet për shkelje të Kodit etik nuk mundi të përkujtohej për numrin e saktë, por u përjgigj se vepruan çdoherë kur ka pasur indikacione nga mediumet, qytetarët, KSHPK. Lidhur me ata që e kanë përsëritur veprën, e ceki një rast, me zëvendëskryeministrin Artan Grubi, por shtoi se ata si kabinet kanë obligim ta informojnë kryeministrin dhe se atë e kanë bërë. Kodi, thotë Gërkovska nuk është ligj dhe ai është i pamjaftueshëm dhe prandaj përgatitën projekt-zgjidhje ligjore, të cilën do ta lidhin me ata persona të cilët nuk kanë vepruar në pajtim me Kodin dhe të cilët janë në listat për sanksione. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR