Gërkovska do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington
- Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë në qeverinë teknike, Sllavica Gërkovska nga sot është për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit që do të mbahet nesër në Uashington.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:15, 31 janar, 2024
Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë në qeverinë teknike, Sllavica Gërkovska nga sot është për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit që do të mbahet nesër në Uashington.
Siç kumton Pres shërbimi i qeverisë, në kuadër të vizitës në SHBA, Gërkovska do të ketë takim edhe me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar si dhe me Brus Shvarc, zëvendësndihmës i Prokurorit publike të SHBA-së. Janë paraparë takime edhe me përfaqësues të lartë të Programit ndërkombëtarë për lidership të Departamentit të shtetit dhe Byrosë së USAID-it për demokraci, të drejtat e njeriut dhe qeverisje.
Gërkovska në Uashington do të marrë pjesë në forumin e sigurisë kushtuar ndikimit të dëmshëm kinez dhe rus në Ballkan, ndërsa në një ngjarje të veçantë në Universitetin Xhon Hopkins me analistin Eduard Xhozef do të diskutojë në temën "Pse është kaq e vështirë lufta kundër korrupsionit në vendin tim". qa/
Foto: arkivi i MIA-s