Futbollisti i Notingam Forestit, Tofollo u suspendua për shkak të bastit
- Mbrojtësi i Notingam Forestit, Hari Tofollo (26) u suspendua në periudhë prej pesë muajve dhe u dënua me 20.956 funta për shkak të shkeljes së rregullave për baste në futbollin anglez, publikoi Federata angleze e futbollit (FA).
- Post By Besnik Shuki
- 19:08, 14 shtator, 2023

Londër, 14 shtator 2023 (MIA) - Mbrojtësi i Notingam Forestit, Hari Tofollo (26) u suspendua në periudhë prej pesë muajve dhe u dënua me 20.956 funta për shkak të shkeljes së rregullave për baste në futbollin anglez, publikoi Federata angleze e futbollit (FA).
Futbollisti anglez gjithsej 375 herë nga janari 2014 deri mars 2017 i ka shkelur rregullat be FA-së, të cilat u ndalojnë lojtarëve baste ose përcjelljen e informatave, që mund të shfrytëzohen gjatë basteve.
Tofollo në atë periudhë ishte me kontratë me ekipin e Noruiçit, ndërsa ka luajtur si lojtar i huazuar për Suindon, Roteram, Piterboro dhe Skantorp. bsh/
Foto: Fejsbuk