Futbollisti i Arsenalit akuzohet për dhunim
- Futbollisti i kombëtares së Ganas dhe ish lojtari i Arsenalit, Tomas Parti, është akuzuar për pesë raste të dhunimit. Sipas aktakuzës, gjithçka ndodhi në periudhën midis vitit 2021 dhe 2022, njoftojnë mediat britanike.
- Post By Ramize Qamili
- 18:11, 4 korrik, 2025
Londër, 4 korrik 2025 (MIA) - Futbollisti i kombëtares së Ganas dhe ish lojtari i Arsenalit, Tomas Parti, është akuzuar për pesë raste të dhunimit. Sipas aktakuzës, gjithçka ndodhi në periudhën midis vitit 2021 dhe 2022, njoftojnë mediat britanike.
Hetimi filloi në shkurt të vitit 2022, kur një nga viktimat raportoi rast për dhunim, ndërsa shumë shpejt dy gra tjera paraqitën prova materiale dhe sipas rrethanave, prokuroria ngriti akuza kundër Partit.
Ai para Gjykatës do të duhet të paraqitet më 5 gusht, e kjo në mënyrë shtesë krijon probleme në zgjedhjen e një klubi të ri, pasi që kontrata e tij aktuale me Arsenalin skadoi më 1 korrik të këtij viti.
Parti katër sezone e mbajti fanellën e Arsenalit, ka luajtur 130 ndeshje dhe shënoi nëntë gola, ndërsa paraprakisht ka luajtur edhe për Atletiko Madridin. rq/bsh/
Foto: EPA