• e shtunë, 06 korrik 2024

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Kosovës në Ligën e Kombeve

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Kosovës në Ligën e Kombeve

Shkup,  27 tetor 2023 (MIA)  -  Kombëtarja e Maqedonisë në futboll për femra sot në Shkup e pret seleksionimin e Kosovës në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e sapoformuar të Kombeve.

Dueli i planifikuar me fillim në orën 13 në kompleksin stërvitor të FFM-së "Petar Miloshevski", është në kuadër  të grupit 5 në divizionin C, në të cilin futbollistët e Maqedonisë  në xhiron hyrëse pësuan humbje nga Bullgaria në terrenin msyafir me 1-0. 

 Për ndeshjen e sotme sleksionuesi Kiril Izov ka thirrur 24 futbolliste në mesin e të cilëve mungon kapitenia Natasha Andonova.

Revanshi kundër Kosovës është në program më 31 tetor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ndërsa në xhiron përfundimtare futbollistet e Maqedonisë do të jenë myfasir në Bullgari më 5 dhjetor. 

Plasim në divizionin B në Ligën e Kombeve nga grupi 5 do të sigurojë vetëm kombëtarja e renditur në vendin e parë.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR