• e diel, 08 shtator 2024

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Ishujve Faroe startojnë në Ligën e kombeve

Futbollistët e Maqedonisë sot kundër Ishujve Faroe startojnë në Ligën e kombeve

Torashvn, 7 shtator 2024 (MIA) - Kombëtarja e Maqedonisë në futboll sot pasdite do ta hapë sezonin e ri në Ligën e kombeve në fushë si mysafir ndaj Ishujve Faroe, në të cilin hyn me ambicien për të përfunduar në vendin e parë në grupin C4 që do t'i sjellë atij një vend në Ligën B, më të mirë vitin e ardhshëm, dhe gjithashtu një vend në plajofin për Kupën e Botës 2026.

Dueli në Torashvn është planifikuar të nisë në orën 15:00 në stadiumin “Torsvolur” me kapacitet prej 6500 ulësesh dhe arbitri kryesor do të jetë lituanezi Manfredas Lujkançukas.

Për ndeshjen e sotme, si dhe për duelin kundër Armenisë të martën në Shkup, në kombinim për shkak të lëndimeve nuk janë sulmuesit Aleksandar Trajkovski dhe Millan Ristovski, ndërsa trajneri Blagoja Milevski e ka ftuar edhe rishtarin Milan Ilievski nga kombëtarja nën 21 vjeç.

Në konferencën e djeshme zyrtare për media në Torshavn, përzgjedhësi Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi thanë se atmosfera në kampin e kombëtares është e shkëlqyer, duke theksuar se synimi është që Liga e kombeve të fillojë me fitore. mb/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR