• e premte, 05 dhjetor 2025

Futbollistët dhe trajneri i Interit refuzuan të japin deklaratë pas ndeshjes me Lacion

Futbollistët dhe trajneri i Interit refuzuan të japin deklaratë pas ndeshjes me Lacion

Milano, 19 maj 2025 (MIA) - Futbollistët e Interit dhe trajneri i tyre Simone Inzagi e kanë injoruar presin pas ndeshjes së xhiros së 37-të në Serinë A.

Ndeshja u luajt mbrëmë në Milano dhe përfundoi në barazim 2:2. Futbollistët e klubit të Milanit ishin të pakënaqur me rezultatin dhe arbitrimin e Daniele Shifi, ndaj nuk pranuan të flasin me gazetarët në konferencën për shtyp.

Trajneri Inzagi mori karton të kuq në minutën e 88-të të takimit, pasi që u dha penallti për Lacion.

Para xhiros së fundit të kampionatit italian, Interi është në vendin e dytë të renditjes me 78 pikë, me një pikë prapa liderit Napoli. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR