• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fushatë për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimin e pacientëve me sëmundje të rralla në vend

Fushatë për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimin e pacientëve me sëmundje të rralla në vend

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla "Jetë me sfida", me rastin e Ditës së sumundjeve të rralla, sot në konferencën për shtyp do të nisë fushatën për përmirësimin e diagnozës dhe regjistrimit të pacientëve me sëmundje të rralla në vend.

Nga Shoqata informojnë se në kuadër të fushatës, fillojnë bashkëpunim me Shoqatën e mjekëve të mjeksisë së përgjithshme familjare, me qëllim që bashkërisht ta përmirësojnë qasjen deri tek diagnoza.

"Qasja e hershme deri tek diagnoza, informacioni dhe terapia janë kyçe për përmirsimin e cilësisë së jetesës së pacientëve dhe familjeve me sëmundje të rralla", theksojnë nga Shoqata "Jetë me sfida". rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR