• e diel, 22 dhjetor 2024

Fushatë për ndihmë juridike falas në Manastir

Fushatë për ndihmë juridike falas në Manastir

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Sot në Manastir do të mbahet fushatë promovuese për ndihmë juridike falas. Qëllimi është të informohen qytetarët, veçanërisht kategoritë e rrezikuara, për këtë lloj shërbimi – si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë. Në komunat Novaci dhe Mogillë do të hapen zyra të reja për ndihmë juridike falas.

Në kuadër të fushatës, qytetarët do të kenë mundësinë t'u bëjnë pyetje ekspertëve të kësaj fushe dhe të marrin përgjigje, si dhe të marrin materiale informative lehtësisht të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret ndihma juridike falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimi dhe mbrojtja sociale.

Promovimi është pjesë e një sërë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit për ndihmën juridike falas, të mbështetur nga BE dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Kjo iniciativë organizohet në kuadër të projektit "Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas për ndihmë juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR