• e hënë, 23 dhjetor 2024

Furnizime jotransparente për uniforma, fotografim, racione në shkolla, shpenzohen rreth 10 milionë euro

Furnizime jotransparente për uniforma, fotografim, racione në shkolla, shpenzohen rreth 10 milionë euro

Shkup, 17 prill 2024 (MIA) - Pa transparencë dhe llogaridhënie shpenzohen rreth 10 milionë euro për furnizim në shkollat, të cilët financohen me para nga prindërit, tregon hulumtimi i zbatuar nga Qendra për komunikime civile.

Hulumtimi i zbatuar në 96 shkolla fillore dhe të mesme në tetë komuna të vendit zbulon se furnizimet për sigurim, për uniforma për nxënësit, për fotografim, për racione etj. zbatohen në procedura, për të cilat nuk ka rregulla të definuara qarta, të cilat do të mundësonin përzgjedhje të ofertave më të volitshme. Shpallje publike publikohen vetëm për ekskursione, sepse MASH për to ka sjellë procedura në vitin 2014.

Pjesa më e madhe e shkollave nuk mund të sqarojnë se si është bërë përzgejdha e firmave për shërbimet e të cilave paguajnë prindërit. Nga Qendra për komunikime civile theksojnë se madje edhe te ato shkolla që i kanë dorëzuar vendimet për përzgjedhje nga ana e këshilleve të prindërve nuk mund të vërtetohet se si janë zgjedhur ofertat e shqyrtuar, gjegjësisht kush ka vendosur, nga cilat firma të kërkohen oferta për furnizimet.

"Kjo situatë është pasojë e zvarritjes së Ministrisë së Arsimit në hartimin e akteve nënligjore që do të rregullojnë mënyrën e kryerjes së prokurimit në institucionet arsimore, të cilat nuk janë objekt i Ligjit për prokurim publik. Në këtë mënyrë mundësohet që shkollat ​​të jenë jotransparente dhe jo të përgjegjshme për mënyrën e shpenzimit të parave nga prindërit. Strategjia kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021 - 2025 parashikonte që Ministria e Arsimit dhe Shkencës t'i hartojë këto akte nënligjore (rregullore) tashmë në gjysmën e parë të vitit 2022, me qëllim që të reduktohen mundësitë e gjera për korrupsion dhe shpërdorim të pozitës zyrtare", thekson Qendra për komunikime civile.

Hulumtimi është hartuar në kuadër të projektit "Mbrojtja nga korrupsioni" me ndihmë financiare nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup. Hulumtimi është zbatuar në periudhën nga 1 nëntori i vitit 2021 deri më 31 tetor të vitit 2024. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR