• e shtunë, 03 gusht 2024

Fulkrug në Londër, Uest Hem destonacioni i tij i radhës

Fulkrug në Londër, Uest Hem destonacioni i tij i radhës

Dortmund, 3 gusht 2024 (MIA) - Në hije të Lojërave olimpike mbeti afati kalimtar në tregun e futbollit, por kjo nuk do të thotë se klubet mbarë Evropën nuk punojnë.

Transferet janë aktuale në të gjitha vendet këto ditë. Arsenali e ka kompletuar përforcimin e madh, italianin Kalafiori, ndërsa së shpejti edhe një fudbollist mund të kalojë në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për reprezentuesin gjerman Niklas Fulkrug, i cili sigurisht do të largohet nga Borusia Dortmund dhe do të shkojë për në Londër në Uest Hem.

Sulmuesi 31 vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2027, ndërsa dëmshpërblimi do të jetë 27.000.000 euro, plus edhe 4.000.000 milionë euro bonuse. Paga e tij vjetore do të jetë 3.000.000 euro. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR