FT: BE përgatitet të godasë kompanitë e mëdha të teknologjisë si hakmarrje për tarifat e Donald Trampit
- Nëse Donald Tramp i zbaton kërcënimet e tij dhe vendos tarifa për mallrat nga Unioni, Brukseli do të përgjigjet me targetimin e kompanive të mëdha të teknologjisë, publikoi "Fajnenshëll tajms" duke iu referuar dy burimeve në BE.
![FT: BE përgatitet të godasë kompanitë e mëdha të teknologjisë si hakmarrje për tarifat e Donald Trampit](https://mia.mk/images/20250206080106_big_730x400_29.webp )
Londër, 6 shkurt 2025 (MIA) - Nëse Donald Tramp i zbaton kërcënimet e tij dhe vendos tarifa për mallrat nga Unioni, Brukseli do të përgjigjet me targetimin e kompanive të mëdha të teknologjisë, publikoi "Fajnenshëll tajms" duke iu referuar dy burimeve në BE.
Komisioni Evropian po përpiqet të përdorë "Instrumentin e tij kundër shtrëngimit"( Anti-Coercion Instrument ose shkurt ACI) në një mosmarrëveshje të mundshme me Uashingtonin, deklaruan për FT dy persona zyrtarë që kishin njohuri për planet.
ACI u përdor tashmë gjatë mandatit të parë të Trampit, ndërsa më vonë u përdor si një mjet kundër Kinës, kjo e mundëson pushtetin ekzekutiv të BE-së të vendosë kufizime në tregtinë e shërbimeve nëse përcakton se një vend po përdor tarifa për mallrat për të detyruar ndryshimet e politikave.
ACI, i quajtur në bisedë "bazuka" nga disa zyrtarë të BE-së në vitin 2023, i lejon bllokut një gamë të gjerë masash hakmarrëse, të tilla si heqja e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale ose shfrytëzimi tregtar i tyre. Ai gjithashtu lejon BE-në të bllokojë investimet e huaja direkte ose të kufizojë qasjen në treg për grupet e shërbimeve bankare, të sigurimeve dhe të tjera financiare.
Trampi javën e kaluar u kërcënua se do të vendosë "absolutisht" tarifa ndaj BE-së, duke përmendur masat e Brukselit kundër kompanive amerikane të teknologjisë dhe deficitin e tyre të madh tregtar në mallra. Ai nuk dha detaje se kur do të miratohen masat ose nëse blloku mund të negociojë për shtyrje, siç siguruan Kanadaja dhe Meksika. Ministratë e Tregtisë e BE-së të martë u mblodhën në Varshavë për të diskutuar për kërcënimet e presidentit amerikan. Persona zyrtarë të informuar për bisedimet pas dyerve të mbyllura thnë se shumica shprehën mbështetje për masa ndëshkuese nëse është e nevojshme. ls/