• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Shkup, 3 maj 

Kandidati për deputet në zonën e II-të zgjedhore, Elmi Aziri, përmes një konference për media prezentoi Marrëveshjen e Konsensusit Ekonomik (Marrëveshje Kornizë Ekonomike), si një nga tre shtyllat e platformës së Frontit Europian "Europa 2030".

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave

Të dashur qytetarë

Ekonomia dhe standardi jetësor i qytetarëve është një nga përkushtimet tona prioritare dhe do të jetë kryefjala e qeverisjes pas 8 majit. Gjatë periudhës që lam pas kemi shënuar rrezultate, rritje të pagave, marrëveshje kolektive, mbështetje të sektorit privat dhe qytetarëve nga kategoritë e rrezikuara sociale, rritje të pensioneve dhe subvencione në shumë sfera.

Kjo nuk mjafton, por është vendosur një bazë e shëndoshë për të ringjallur ekonominë e shtetit dhe ekonomitë tuaja familjare. Për të arritur një standard jetësor të përafërt e pse jo edhe të barabartë me qytetarët e tjerë të Europës, si një ndër tre shtyllat qëndrore të programit tonë Europa 2030 kemi vendosur çështjet ekonomike.

Pas Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë, ka ardhur koha për një marrëveshje të madhe, respektivisht për Marrëveshjen e Konsensusit Ekonomik (Marrëveshje Kornizë Ekonomike). 

Kjo marrëveshje synon të sigurojë kornizë për mundësi të barabarta në një ekonomi të lirë të tregut funksional, me konkurencë të ndershme dhe zhvillim të barabartë rajonal dhe infrastrukturë që krijon mundësi të barabartë në ekonomi për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, kulturore, gjinore dhe grupe tjera të shoqërisë.

Marrëveshja e Konsensusit Ekonomik do të sigurojë konsensus politik dhe shoqëror për prioritetet zhvillimore, politikat dhe reformat kryesore që do të mundësojnë barazi sociale dhe mundësi të barabarta ekonomike për të gjithë, do të krijojnë optimizëm dhe do të nxisin rritje ekonomike të përshpejtuar (mbi 5% rritje e PBB-së në nivel vjetor), zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për standard dhe cilësi më të lartë të jetesës për të gjithë qytetarët.

Marrëveshja e Konsensusit Ekonomik bazohet në orientimin strategjik të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe përcaktimin euroatlantik të vendit në kontekstin gjeostrategjik, si anëtar në NATO dhe partner strategjik me SHBA-në.

Marrëveshja synon këto prioritete: 

-Ekonomi konkurruese dhe transformim digjital;

Zhvillim i qëndrushëm dhe transformim i gjelbër; 

-Infrastrukturë moderne dhe zhvillim i barabartë rajonal; 

-Kapitali njerëzor dhe cilësia e jetës; si dhe 

-Rini aktive dhe shoqëri e barabartë.

Ekonomia konkurruese dhe transformimi digjital nënkupton rritje të përshpejtuar dhe financa të qëndrueshme, mjedis të mirë për biznes, luftë kundër monopoleve dhe oligarkisë, luftë kundër ekonomisë joformale dhe sistem tatimor të drejtë dhe lojal, si dhe përkrahje ndaj biznesit, specializim të zgjuar dhe digjitalizim të ekonomisë.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe transformimi i gjelbër do të përqendrohen në ambient të pastër dhe të shëndetshëm, energji të sigurtë, energji përtëritëse dhe efikasitet energjetik, si dhe bujqësi moderne dhe ushqim të qëndrueshëm.

Infрastruktura moderne dhe zhvillimi i barabart rajonal janë kyçe për ekonomi të vogël dhe të hapur, gjegjësisht korridoret paneuropiane 8 dhe 10 vendosin në udhëkryq vendin tonë dhe krijojnë avantazhe konkurruese me transport dhe komunikim modern, autostrada e hekurudha. 

Kapitali njerëzor dhe cilësia e jetës janë përcaktues në produktivitetin e ekonomisë nëpërmjet arsimit cilësor, shëndetësisë moderne dhe sigurisë sociale të qëndrueshme.

Rinia aktive dhe shoqëria e barabartë do të krijojnë një ambient tërheqës në vendin tonë me diversitet kulturor, mundësi të reja për rininë, sport dhe rekreacion, si dhe aktivizëm qytetar në të gjitha fushat e jetës. Gjithashtu, demografia, migracioni dhe diaspora do jenë në vëmendjen e të gjitha politikave ekonomike dhe sociale për të krijuar perspektiva të reja.

Marrëveshja e Konsensusit Ekonomik do ta bëjë Maqedoninë e Veriut vend të dëshiruar për jetesën e qytetarëve tanë, për mbajtjen e rinisë në vend dhe për rikthimin e diasporës, vend tërheqës për turistët dhe vend të preferuar për investitorët. 

Të dashur qytetarë, me këtë marrëveshje Ne do të jemi vetë Europa! 

Realizimi i saj mbetet obligimi ynë, pasi që ju më 8 maj, me votën tuaj të rikonfirmoni dhe thelloni fitoren madhështore të Frontit Europian. 

Ju faleminderit!

Elmi Haziri, kandidat i Frontit Evropian për deputet në NJZ2

_____________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR