• e shtunë, 05 tetor 2024

“Frenki gous tu Holivud” sërish bashkohen, do të performojë si të ftuar në Eurovizion

“Frenki gous tu Holivud” sërish bashkohen,  do të performojë si të ftuar në Eurovizion

Liverpul, 28 prill 2023 (MIA) - Grupi britanik i popit Frenki gous tu Holivud (Frankie Goes To Hollywood)  sërish janë bashkuar  - para performancës së tyre gjatë ceremonisë së hapjes së Eurovizionit më 7 maj, jashtë pjesës garuese.

Kitaristi i grupit të Liverpul, Brajan Nesh deklaroi se ai dhe pjesa tjetër e grupit do të "ndjejnë pak dashuri 'skauzer'  (liverpuli) gjatë performancës drejtpërdrejt, e para pas 36 viteve në qytetin e tyre të lindjes. Grupi ishte një nga më të njohurit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1980, ndërsa hitet e tyre më të mëdha ishin "Two Tribes", "Relax" dhe "The Power of Love". 

 

Ata ishin aktivë nga viti 1980 - 1987 dhe viti 2004 - 2007.

Dhe performanca e re do të jetë me formacionin origjinal të përbërjes ku hyjnë Holi Xhonson, Nesh, Pol Radeford, Mark O'Tul dhe Piter Hill. ar/

 Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR