• e diel, 22 dhjetor 2024

Frederik X është mbreti i ri i Danimarkës pas abdikimit të nënës së tij Margareta e Dytë

Frederik X është mbreti i ri i Danimarkës pas abdikimit të nënës së tij Margareta e Dytë

Kopenhagë, 14 janar 2024 (MIA) - Princi i kurorës së Danimarkës Frederik sot u bë mbreti i ri danez, duke trashëguar nënën e tij, mbretëreshën Margareta e Dytë e cila formalisht abdikoi pas 52 vitesh ngjitje në fron, bën të ditur shërbimi publik danez DR.

Frederik X mori detyrën në takimin e qeverisë në orën 14, kur Mbretëresha Margareta nënshkroi deklaratën e abdikimit.

Krahas mbretëreshës, në kabinet morën pjesë edhe ministrat e qeverisë dhe sekretari i kabinetit, mbreti Frederik dhe djali i tij, princi i kurorës Kristiani.

Televizioni dha pamjet e mbretëreshës Margareta duke lëshuar pallatin Kristiansborg me makinë përmes turmave të mëdha në Kopenhagë.

Trashëgimia në fronin në Danimarkë është ceremoni solemne që në fakt nuk kërkon asgjë tjetër veçse nënshkrimit.

Kështuqë, kur mbretëresha vendos nënshkrimin e saj në dokument, kjo do të thotë se mund të shpallet regjenti i ri.

Mbretëresha Margareta ka qenë në krye të fronit danez për 52 vjet, nga 14 janari 1972 deri më sot. Ajo mori detyrën nga babai i saj, mbreti Frederik IX.

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR