Frank në vendin e Postekoglut si trajner i Totenhemit
- Danezi Tomas Frank do të jetë trajner i Totenhemit, transmeton insajderi Fabricio Romano në rrjetet e tij sociale.
- Post By Fami Bajrami
- 12:25, 10 qershor, 2025

Londër, 10 qershor 2025 (MIA) - Danezi Tomas Frank do të jetë trajner i Totenhemit, transmeton insajderi Fabricio Romano në rrjetet e tij sociale.
Eksperti pesëdhjetë e një vjeçar i futbollit ka qenë në krye të Brentfordit që nga viti 2018. Siç thekson burimi, drejtuesit e Brentfordit u dakorduan që Frank të lëshojë klubin dhe ti bashkohet Totenhemit për rreth 12 milionë euro.
Më 6 qershor, klubi londinez bëri të ditur shkarkimin e Anzhe Postekoglut nga funksioni i trajnerit kryesor të ekipit, nën udhëheqjen e të cilit Spars këtë sezon fitoi Ligën e Evropës, për ta trofeu i parë që nga viti 2008.
Në Premier ligën angleze, Totenhemi zhgënjeu me vendin e 17-të në tabelë me gjithsej 38 pikë. rq/
Foto: EPA