Franca kundër mbështetjes së Koresë së Veriut për pushtimin rus ndaj Ukrainës
- - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës sot kumtoi se muajin e kaluar thirri një diplomat të Koresë së Veriut për shkak të mbështetjes së Phenianit për pushtimin rus ndaj Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:56, 7 nëntor, 2024
Paris, 7 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës sot kumtoi se muajin e kaluar thirri një diplomat të Koresë së Veriut për shkak të mbështetjes së Phenianit për pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Franca më 28 tetor thirri përfaqësuesin koreanoverior. E kemi bërë të qartë se një mbështetje e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje, deklaroi zëdhënësi i MPJ-së së Francës, Kristof Lemoan.
Franca dhe Koreja e Veriut nuk kanë marrëdhënie diplomatike, por Pheniani ka një zyrë përfaqësuese në Paris. rq/
Foto: arkivi i MIA-s