Fotovoltaikë janë vendosur në shkolla dhe një kopsht fëmijësh në Çair, projekt i BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën
- Fotovoltaikë janë vendosur në shkolla dhe një kopsht fëmijësh në Çair, rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën. Me këtë projekt komuna do të ulë shpenzimet e energjisë elektrike, kurse kursimet do të mund të investohen në përmirësimin e kushteve në shkolla.
Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Fotovoltaikë janë vendosur në shkolla dhe një kopsht fëmijësh në Çair, rezultat i bashkëpunimit ndërkufitar me Kosovën. Me këtë projekt komuna do të ulë shpenzimet e energjisë elektrike, kurse kursimet do të mund të investohen në përmirësimin e kushteve në shkolla.
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nga Bashkimi Evropian dhe nga buxheti i shtetit ka siguruar 212 mijë euro për realizimin e këtij projekti.
Kështu tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në ngjarjen e sotme përmbyllëse për promovimin e një projekti nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Përfitues të projektit për efikasitet energjetik në institucionet publike janë komuna e Çairit dhe Ferizajit. Në komunën e Çairit janë instaluar fotovoltaikë në tri shkolla fillore dhe në një kopsht, në shkollat fillore “Liria”, “Imri Elezi”, “Hasan Prishtina” dhe në kopshtin “Borëbardha”.
Ministri tha se me mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkimit Evropian është realizuar një projekt tjetër i dobishëm për komunën dhe qytetarët. Ai theksoi se këto janë përfitime konkrete nga procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, të cilat qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt.
"Nga fondet IPA të BE-së, vetëm përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën, në periudhën e dytë programore kemi realizuar 15 projekte me vlerë të përgjithshme prej 5.4 milionë euro, prej të cilave 4.2 milionë euro janë mjete të BE-së. Pjesa e mbetur prej 1.2 milionë euro janë nga buxheti i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, e cila siguron bashkëfinancimin kombëtar. Përmes këtij instrumenti të Bashkimit Evropian financohen një numër i madh i projekteve nëpër komuna, pa u ngarkuar shtesë buxhetet komunale, që është një përfitim i madh për ne", tha ministri.
Ai shtoi se me hapjen e negociatave me Unionin do të rriten edhe përgjegjësitë, por edhe fondet në dispozicion për zhvillimin e shtetit dhe komunave.
"Kemi shansin të bëjmë një kthesë historike për vendin dhe mbi të gjitha për qytetarët. Qytetarët tanë duhet të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët në Bashkimin Evropian, dhe kjo do të thotë të kesh zgjedhje, të punosh dhe të fitosh më mirë, të jetosh më mirë, nënvizoi Penov.
На настанот, меѓу другите, свое обраќање имаше и градоначалникот на општина Чаир, Висар Ганиу. Тој појасни дека се поставени и енергетски ефикасни светилки. Градоначалникот подвлече дека со производство на струја од обновливи извори, не се загадува животната средина. Во време на енергетска криза кога сметките за струја се зголемени десет пати, рече дека како општина, сѐ повеќе користат обновливи извори на енергија и нагласи дека со тоа, трошоците им се намалени за четири пати. Ганиу рече дека како општина, користат електрични возила. бд/аа/
Në këtë ngjarje, ndër të tjera, fjalim mbajti edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai sqaroi se janë vendosur edhe llamba me efikasitet energjetik. Kryetari nënvizoi se duke prodhuar energji elektrike nga burime të rinovueshme, nuk ndotet mjedisi jetësor. Në kohën e krizës energjetike kur faturat e energjisë elektrike janë dhjetëfishuar, ai tha se si komunë përdorin gjithnjë e më shumë burimet e ripërtëritshme dhe theksoi se me këtë kostot e tyre janë ulur për katër herë. Ganiu tha se si komunë përdorin automjete elektrike. ls/
Foto: MIA